Mjekimi i parë nis nga ju, 4 gjërat që duhet të bëni në rast se vini re sekrecione vaginale jonormale

Shëndetësia

Mjekimi i parë nis nga ju, 4 gjërat që duhet të bëni në rast se vini re sekrecione vaginale jonormale

Më: 11 maj 2023 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Sekrecionet vaginale të përditshme janë pjesë e funksionimit normal të trupit të një gruaje dhe luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga agjentët patogjenë, si bakteriet, kërpudhat,viruset, etj. Sasia dhe pamje e tyre e jashtme (nga të tejdukshme ato mund të marrin ngjyrë dhe të trashen) ndryshon dhe varet nga fazat e ciklit menstrual. Nëse flora vaginale është çrregulluar, agjentët patogjenë shkaktojnë infeksione ose sëmundje seksualisht të transmetueshme. 

Në këtë rast, konsistenca dhe ngjyra e sekrecioneve ndryshojnë shumë. Sekrecionet mund të jenë transparente, të verdha, ujore, viskoze, me gjak ose si ngjyrë myku, sipas sëmundjes shkaktare. Në raste të infektimit bakterial, sekrecionet janë të shpeshta dhe me erë të keqe, shpesh të shoqëruara me ndjesi djegieje dhe kruajtje. Të tjera simptoma mund të shfaqen në varësi të shkakut: disa prej tyre janë skuqja lokale, enjtje lokale, djegie gjatë urinimit ose gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje e pjesës së poshtme të barkut dhe ethe.

Shkaqet më të shpeshta të sekrecioneve vaginale jonormale janë infeksionet e florës vaginale dhe më të rralla janë sëmundjet e organeve të brendshme gjenitale (mitra, tubat, vezoret). Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet që sekrecionet vaginale nuk janë gjithmonë shprehje e një sëmundjeje. Duhet theksuar se mungesa e higjienës, higjiena e tepruar (larja intensive) ose produktet që përdoren për larjen e zonave intime irritojnë lëkurën dhe çrregullojnë florën vaginale.

ÇFARË DUHET TË BËNI:

-Pastrojeni tërësisht zonën nga para prapa, në mënyrë që bakteriet që dalin nga anusi mos të kalojnë në rrugët vaginale.
-Mos mbani veshur rroba të ngushta dhe me material sintetik.
-Shmangni stresin .
-Kryeni marrëdhënie seksuale të sigurta me prezervativë.

KUR DUHET TË KONSULTOHENI ME NJË MJEK?

Duhet të konsultoheni me një mjek, nëse konstatoni ndryshimet e mëposhtme:

-Sekrecione më të bollshme se zakonisht.
-Ndryshim në ngjyrën e tyre.
-Ndryshim të erës.
-Kruajtje, skuqje, djegie në zonën gjenitale.
-Dhimbje të legenit.
-Ethe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat