Dieta me më shumë pemë do t’ju ndihmojë ta detoksikoni trupin, ka vetëm katër hapa

Shëndetësia

Dieta me më shumë pemë do t’ju ndihmojë ta detoksikoni trupin, ka vetëm katër hapa

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një dietë me më shumë fruta u krijua për të pastruar trupin nga toksinat e ndryshme, për të rivendosur energjinë dhe ekuilibrin brenda sistemit të tretjes, dhe është e pasur me antioksidantë, proteina pa yndyrë dhe fibra.

Ajo u krijua nga dietologu dhe ish-trajneri, Jay Robb, i cili e konceptoi këtë dietë si një program ushqimor me katër hapa.

Hapi i parë

Si hap i parë, sugjerohet që të konsumoni proteina pluhur, sepse kanë një përqindje më të ulët të sheqerit dhe karbohidrateve. Proteinat janë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e humbjes së peshës, ndaj rekomandohet të filloni mëngjesin me një pije proteinike të përzier me një gotë ujë, të cilën mundta pini çdo dy orë, nga ora 8:00 deri në 16:00.

Hapi i dytë

Shumë e rëndësishme në këtë dietë është që të pini më shumë ujë. Pini një gotë ujë një orë pas çdo pije proteinike. Nëse keni etje, mund të pini më shumë ujë, por lëreni të jetë i ftohtë.

Hapi i tretë

Kur bëhet fjalë për vaktet, hani një sallatë me perime të ndryshme me gjethe dhe mish pa dhjamë, si pulë, gjeldeti ose peshk. Mund të shtoni lëngun e gjysmë limoni me një lugë vaj ulliri në sallatë. Është e rëndësishme që ta hani këtë sallatë në orën 18:00 si vaktin tuaj të fundit.

Hapi i katërt

Avantazhi i kësaj diete është se ju mund të hani një pjesë të frutave çdo dy orë nga ora 8:00 deri në 16:00. Së bashku me një pjesë të frutave, mund të kombinoni edhe një pije proteinike të bërë nga një gotë ujë dhe një lugë pluhur proteinash. Rekomandohet pirja e ujit një orë pas ngrënies së frutave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat