Një gotë lëng portokalli ju ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve

Shëndetësia

Një gotë lëng portokalli ju ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:36
Ilustrim

Të pish një gotë me lëng portokalli çdo mëngjes është thuajse po aq popullore sa të konsumoni një filxhan kafe.

Kjo pasi mund ta përgatisni shumë lehtë edhe në shtëpi, sidomos në vendet e Mesdheut ku klima e ngrohtë i dhuron agrumeve një shije fantastike.

Përveçse shumë i shijshëm, lëngu i portokallit është i pasur edhe me vitamina të shumta, të cilat ndihmojnë në parandalimin e një sërë sëmundjesh të rrezikshme për organizmin.

Prinë Vitamina C – Lëngu i portokalli njihet si një burim i madh i vitaminës C, por jo vetëm. Ky lëng përmban me shumicë folate, kalium, magnez dhe proteina. Të gjitha këto vitamina dhe minerale ndihmojnë në shëndetin e mirë të trupit dhe të gjithë organizmit.

Shërben si antioksidant – Një ndër vetitë e fshehura të këtij lëngu është edhe vetia për të mbajtur nën kontroll radikalet e lira të trupit. Pra rregullon dhe balancon ato që quhen si shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, diabetit apo sëmundjeve kancerogjene. Lëngu i portokallit përmban një sasi të madhe antioksidantësh siç janë flavonoidet apo kartenoidet. Duke e bërë një burim fantastik vitaminash dhe mineralesh.

Parandalon formimin e gurëve në veshka – Gurët në veshka janë një sëmundje shumë e përhapur si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Ato mund të kthehen në një problem të vërtetë dhe të ndikojnë jetën e përditshme, pasi shkaktojnë dhimbje apo probleme të stomakut.

Kundër sëmundjeve të zemrës – Sëmundjet e zemrës apo ato kardiovaskulare janë problem serioz që kërcënojnë të gjithë globin çdo ditë. Studime të ndryshme kanë treguar se për t’i mbajtur këto sëmundje larg, krahas një stili të shëndetshëm jetese ju nevojitet edhe lëngu i portokallit. Sipas mjekëve ky lëng jo vetëm që përmirëson qarkullimin e mirë të gjakut, por ul edhe kolesterolin e keq në trup.

Forcon sistemin imunitar – Duke qenë se lufton radikalet e lira dhe ka veti antiinflamatore, lëngu i portokallit është një mënyrë shumë e mirë për të luftuar sëmundjet kronike. Pra ky lëng do të funksionojë si një mbrojtës për trupin kundrejt infeksioneve apo sulmeve të jashtme. Sigurohuni ta konsumoni të freskët çdo mëngjes për t’a nisur ditën me një dozë energjie dhe shëndeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat