E dini si të zgjidhni pjeshkët më të ëmbla dhe më të lëngshme

Shëndetësia

E dini si të zgjidhni pjeshkët më të ëmbla dhe më të lëngshme

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Fruti më i preferuar gjatë stinës së verës pa dyshim që është pjeshka, por ndodh që ato që i blejmë të mos jenë të ëmbla dhe të buta.

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të zgjidhni më të mirën dhe më të shijshmen.

Edhe pse një pjeshkë që mban aromë jep një shenjë të mirë, nuk është treguesi kryesor që nga brenda mund të jetë e mirë.

Pjeshkat duhet të kenë tone dhe ngjyra të gjalla.

Kujdes mos blini ato me tonalitete të gjelbra, gjë që është shenjë se pjeshka është mbledhur shumë herët.

Pjeshkët bëhen më të ëmbla dhe më të lëngshme ndërsa piqen.

Shtypeni lehtë dhe nëse u ngjan e butë, do të thotë që është gati për t’u ngrënë.

Kur sillni pjeshkë në shtëpi, ruajini në temperaturën e dhomës. Është mirë të mos i lini njëren mbi tjetrën sepse kalben shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat