Fëmijët që lindin nga këto nëna kanë 57% më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri në vitet e para të jetës

Shëndetësia

Fëmijët që lindin nga këto nëna kanë 57% më shumë shanse për t’u prekur nga kanceri në vitet e para të jetës

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se fëmijët e lindur në nënat obeze janë deri në 57 për qind më të rrezikuar për të zhvilluar kancerin.

Hulumtuesit, të cilët analizuan më shumë se 2 milionë lindje dhe 3,000 raste të kancerit në Pensilvani, besojnë se ndërprerjet në nivelet e insulinës në pikat kyçe të zhvillimit të fetusit mund të vënë në lëvizje ndryshimet e rrezikshme të qelizave që çojnë në sëmundje më vonë në jetë.

Lidhja është kaq e fortë, thanë ata, e për këtë arsye nënat shtatzëna duhet të mos konsumojnë fare ushqime të shpejta dhe as sheqer të tepërt pasi mund të pengojnë kontrollin e nivelit të insulinës.

“Tani për tani, ne nuk dimë shumë nga faktorët e rrezikshëm që sjellin kancerin në fëmijëri”, tha autori kryesor i studimit.

“Shpresa ime është që ky studim të jetë, në njëfarë mënyre, nxitja dhe gjithashtu motivimi për humbjen e peshës.”

Ekipi mori të dhënat e lindjes dhe regjistrit të kancerit të paraqitura në shtetin e Pensilvanisë ndërmjet viteve 2003 dhe 2016.

Aty u zbulua se fëmijët e lindur nga nënat obeze – me një indeks BMI (indeks masiv të trupit) mbi 40 vjeç – kishin një rrezik 57 për qind më të lartë për t’u prekur nga leuçemia para moshës pesëvjeçare.

Kjo zvogëlohej në mënyrë të vazhdueshme ndërsa BMI e nënës binte, që do të thotë se nëse reduktoni konsumin e hamburgerve, ëmbëlsirave dhe patateve të skuqura gjatë shtatzënisë mund të shpëtoni jetën e një fëmije.

Ky studim është i rëndësishëm pasi nuk njihen shumë faktorë që mund të parandalojnë kancerin në fëmijëri.

Rezultatet, të botuara në Journal Amerikane të Epidemiologjisë, u bazuan tek BMI e nënave para shtatzënisë dhe diagnoza pasuese e kancerit në pasardhësit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat