Konsumimi i VAPE, 95% më pak i dëmshëm se sa konsumimi i duhanit

Shëndetësia

Konsumimi i VAPE, 95% më pak i dëmshëm se sa konsumimi i duhanit

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Tymosja përmes cigareve elektronike është më pak e dëmshme se ajo përmes duhanit.

Sipas një studimi britanik nga “Health Public England”, Vape është 95 për qind më i sigurt, krahasuar me konsumimin e cigareve tradicionale. Studimi shton më tej se cigaret elektronike janë efektive për njerëzit që duan të lënë duhanin.

Hulumtimi ka gjetur se cigaret elektronike nuk paraqesin rrezik helmimi nga nikotina për përdoruesit, ndërsa thekson se lëngjet elektronike duhet të jenë në paketim “të paarritshëm nga fëmijët”. Shumica e kimikateve që përmban cigarja, nuk janë të pranishme në cigaret elektronike. Nikotina që lëshon në ajër është e papërfillshme, krahasuar me cigaret tradicionale, duke ju mbrojtur jo vetëm ju, por dhe kalimtarët përreth.

Bazuar në këtë raport, “Public Health England” i sugjeron cigaret elektronike si alternativë për t’ju ndihmuar të lini duhanin. Megjithatë, Departamenti britanik vë në dukje rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të të dhënave për konsumimin e cigareve elektronike, ndikimin shëndetësor dhe efektivitetin për lënien e duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat