Fëmijët tuaj thithin shumë pluhur? Rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan

Shëndetësia

Fëmijët tuaj thithin shumë pluhur? Rrezikohen njësoj sikur të pinin duhan

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Të jetuarit në një qytet të madh në disa aspekte është e barabartë me të qenit duhanpirës shumë aktiv. Smogu, në të vërtetë, përshpejton zhvillimin e sëmundjeve të tilla si emfizema pulmonare, po aq sa pirja e një pakete cigaresh në ditë.

Analizimi i funksionit të frymëmarrjes

Studimi është realizuar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Uashingtonit, Universiteti Columbia dhe Universiteti në Buffalo (Shtetet e Bashkuara) dhe botuar në Journal of the American Medical Association, shoqëron ekspozimin afatgjatë të smogut me zhvillimin e emfizemës pulmonare. Hulumtimi u krye duke përdorur imazhe radiologjike dhe rezultatet e spirometrisë, testimi që vlerëson funksionin e frymëmarrjes. Janë analizuar të dhënat për 7.071 persona. Sondazhi filloi në vitin 2000 dhe përfundoi në 2018.

Mendimi i ekspertit

“Ndërsa temperaturat rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, ozoni në nivelet e tokës do të vazhdojë të rritet nëse nuk merren masa për të zvogëluar këta ndotës. Por nuk është e qartë, çili është pragu i sigurt për shëndetin e njeriut (nëse ka)”, thotë një nga autorët e hulumtimit, Graham Barr.

A e dini se?

Emfizema është një hipershtrirje e disa pjesëve të mushkërive që nuk lejojnë frymëmarrjen e duhur. Në shumicën e rasteve përgjegjës për sëmundjen është tymi i cigares që ndez indet e bronkeve, por të njëjtin efekt mund të shkaktojnë agjentë kimikë ose gazra të dëmshëm që i marrim me anë të frymëmarrjes në qytete të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat