Donanemab, ilaç me rezultate premtuese kundër Alzheimerit

Shëndetësia

Donanemab, ilaç me rezultate premtuese kundër Alzheimerit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 22:47
Fotografi nga arkivi.

Një ilaç i ri, donanemab, është duke u përshkruar si pikë kthesë në luftën kundër Alzheimerit, pasi një testim global ka treguar se ai e ngadalëson ritmin e sëmundjes.

Ilaçi ndihmon në fazat e para të sëmundjes, duke e shkatërruar një proteinë, e cila krijohet në tru të njerëzve me këtë lloj të harresës.

Ndonëse nuk e shëron sëmundjen, organizatat bamirëse kanë thënë se rezultatet e publikuara në gazetën zyrtare JAMA shënojnë epokë të re për trajtimin të sëmundjes.

Sipas studimit, ilaçi ka efekt vetëm për sëmundjen Alzheimer, dhe jo për lloje tjera të sëmundjeve që kanë të bëjnë me harresën.

Përgjatë testimeve, ilaçi e ka ngadalësuar ritmin e sëmundjes për një të tretën, duke ua mundësuar njerëzve ndjekjen e përditshmërisë apo përgatitjen e ushqimeve.

Donanemab është ilaç i prodhuar nga kompania Eli Lilly dhe vepron njëjtë sikurse ilaçi lecanemab i krijuar nga kompanitë Eisai and Biogen – të cilat kanë fituar vëmendje ndërkombëtare kur është vërtetuar se produkti i tyre e ka ngadalësuar sëmundjen.

Por, ndonëse shumë premtuese, këto ilaçe nuk janë pa rreziqe.

Ënjtja e trurit ka qenë efekt anësor që është raportuar te një e treta e pacientëve që e kanë marrë ilaçin.

Një tjetër ilaç për Alzheimer, i quajtur aducanumab, është refuzuar së fundi nga rregullatorët evropianë pas shqetësimeve për sigurinë dhe mungesën e të dhënave se ka efekt të mjaftueshëm te pacientët./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat