Si infektohen njerëzit me sifiliz, cilat janë simptomat dhe si trajtohet!

Shëndetësia

Si infektohen njerëzit me sifiliz, cilat janë simptomat dhe si trajtohet!

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Gjatë verës, sidomos pas kthimit nga destinacione të ndryshme, në ordinancat e mjekëve, vihet re një rritje e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Infeksioni me sifiliz ka qenë në rritje në dhjetë vitet e fundit dhe është ende konstant. Pas sifilizit, klamidia është më e shpeshta, ndërsa gonorreja është në vendin e tretë.

Numri më i madh i pacientëve infektohen gjatë muajve të verës dhe pushimeve në destinacione të ndryshme, ku shumë nuk kujdesen për mbrojtjen gjatë marrëdhënieve seksuale.

Hulumtimet tregojnë se shumica e rasteve të reja të zbuluara regjistrohen gjatë muajve të vjeshtës, tetor dhe nëntor, pikërisht pas periudhës së inkubacionit, e cila zgjat mesatarisht nga 3 javë deri në tre muaj.

Simptomat e para të sifilizit janë shfaqja e plagëve në organet gjenitale që nuk dhembin dhe ënjtja e lehtë e gjëndrave limfatike.

Këto shenja të sëmundjes zhduken spontanisht pa mjekim dhe më pas infeksioni kalon në fazën e dytë kur shfaqet një skuqje në trup, duar dhe këmbë. Shumica e pacientëve shkojnë në ekzaminim pikërisht në fazën e dytë të sëmundjes, sepse plagët e tyre fillestare shpërthyen brenda zgavrës së gojës ose në rajonet vagjinale dhe anale, pa u vënë re.

Në mënyrë që mjeku të vërtetojë se bëhet fjalë për sifiliz, mjafton një mostër gjaku në të cilën kërkohen antitrupat ndaj kësaj sëmundjeje. Përsa i përket klamidias dhe gonorresë, udhëzimet për testimin e këtyre infeksioneve mund të merren nga mjeku i përzgjedhur.

Mjekët këshillojnë që të gjithë ata që vërejnë disa ndryshime, veçanërisht në organet gjenitale, njëzet ditë pas kontaktit të rrezikshëm, duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut.

Ulceratet e shkaktuara nga sifilizi e bëjnë gjithashtu më të lehtë transmetimin e virusit HIV, gjatë raportit seksual, qoftë për tu infektuar apo për të infektuar të tjerë.

Në rastet e shtatzënisë sifilizi mund të shkaktojë keqformime, probleme të ndryshme të shëndetit dhe abort.

Prognoza e sifilizit është e mirë në përgjithësi pasi kurohet lehtë me antibiotike, sidomos nëse kapet në kohë.

Nëse jeni seksualisht aktiv, edhe partneri juaj duhet të trajtohet. Mos e rifilloni aktivitetin seksual derisa ju dhe partneri juaj të keni përfunduar trajtimin.

Parandalimi është i mundur duke shmangur marrëdhëniet e rastësishme seksuale dhe duke përdorur prezervativ, dhe pse rreziku nuk shuhet tërësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat