Ngjyra e striave zbulon se a mundeni t’i eliminoni, por edhe një gjë të rëndësishme të cilën duhet patjetër ta dini nëse janë të bardha

Shëndetësia

Ngjyra e striave zbulon se a mundeni t’i eliminoni, por edhe një gjë të rëndësishme të cilën duhet patjetër ta dini nëse janë të bardha

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Secilit mund t’i shfaqen, madje edhe meshkujve

Striat shfaqen si pasojë e tepricës apo të humbjes së vrullshme të peshës trupore, edhe te femrat edhe te meshkujt, madje në vende të ndryshme të trupit.

Estetikisht nuk duken bukur, mirëpo janë realitet yni dhe koha është që t’i pranojmë si diçka normale dhe t’i shikojmë si diçka që trupin tonë e bën unik, assesi si defekt.

Striat mund të jenë ngjyrash të ndryshme, varësisht nga faza në të cilën gjenden.

Nëse janë të kuqe, atëherë janë shenjë e parë e pëlcitjes së lëkurës dhe të zgjatjes së saj, mirëpo në këtë fazë mund të shërohen.

Kremrat me bazë kolagjeni, i cili nxit elasticitetin e përtëritjes së qelizave të lëkurës, mund të kenë ndihmë të madhe.

Kremrat nuk mund të ndihmojnë te vragat e tjera, sepse atë problem e zgjidhin vetëm tretmanët me laser.

Nëse striat nuk shërohen, me kalimin e kohës marrin ngjyrë të trëndafiltë madje kryesisht pas shtatzënisë, shtimit të peshës trupore apo stërvitjeve të tepërta.

Këto ngjyra ende mund të trajtohen me kremra, mirëpo nuk është e sigurt se a do të keni ndonjë rezultat.

Me përtëritjen e lëkurës, striat me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë zbehen dhe në fund bëhen të bardha, të tejdukshme dhe të shkëlqyeshme.

Në këtë fazë nuk mund të bëni asgjë, përveçqë t’i trajtoni me laser apo me tretmanë si p.sh. mikrodermoabrazia për përmirësimin e strukturës së lëkurës.

Tretmanët e tillë nuk çojnë në përtëritjen e kolagjenit, i cili lëkurës i është më se i nevojshëm për t’u rigjeneruar.

Deshët atë apo jo, patjetër duhet pranuar striat tuaja dhe nuk duhet të ndiheni të turpëruara, sepse ju nuk i keni dëshiruar që ato t’ju shfaqen.

Lëkura juaj thjesht nuk është mjaftueshëm elastike dhe e gjitha që mund të bëni është që të kujdeseni për të në mënyrën sa më të mirë që mundeni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat