Lindshmëria në rënie, gjinekologët japin alarmin për rritjen e rasteve të infertilitetit

Shëndetësia

Lindshmëria në rënie, gjinekologët japin alarmin për rritjen e rasteve të infertilitetit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Lindjet në vendin tonë kanë pësuar rënie gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 pati 3 mije lindje me pak se në 2021-shin.

Drejtoresha e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë, Elona Demaliaj pranon se një nga shkaqet është edhe shtimi i rasteve të infertilitetit.

Demaliaj thotë se në mjaft raste problemet e infertilitetit nuk trajtohen, teksa sugjeron që çiftet të cilat nuk arrijnë të kenë një shtatzani brenda një viti, duhet të drejtohen te specialistët.

“Thirrja ime është që të gjithë ato çiftet të cilët kanë probleme me  infertilitetit të lënë pas turpin që mund të vihet re tek ciftet dhe të shkojnë tek mjekët të ankohen”, shprehet ajo.

Demilaj lajmëroi edhe krijimin në Maternitetin Mbretëresha Geraldinë të njësisë se mjekësisë fetale.

“Më shumë trajnime, aftësi dhe më shumë aparatura bashkëkohore në mënyrë që të kapen komplikacionet apo të vendosen diagnoza prenatale para lindjes, për të gjitha patologjitë që shtatzanitë mund të kenë”, u shpreh Demaliaj.

Inovacionet e fundit të mjekësisë fetale u diskutuan sot edhe në një konferencën që Materineti Mbretëresha Geraldinë organizoi së bashku me fondacionin për mjekësinë fetale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat