Nga shikimi te humbja e peshës, njihuni me përfitimet e kungullit

Shëndetësia

Nga shikimi te humbja e peshës, njihuni me përfitimet e kungullit

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Nga të gjitha simbolet e vjeshtës, kungulli është ndoshta më i famshmi dhe më i shijshmi. Por jo vetëm kaq, ky frut (sepse është frut dhe jo perime) është çuditërisht i gjithanshëm dhe ushqyes. Kungulli është një burim i vitaminave dhe mineraleve të shumta që janë të mira për shëndetin dhe trupit. Teksa jemi në kulmin e sezonit të kungujve, këtu janë disa arsye pse duhet të shtoni pak kungull në dietën tuaj.

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të lehtë dhe të shijshme për të forcuar sistemin tuaj imunitar teksa po hyjmë në sezonin e gripit, kungulli është për ju. Përveçse është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë më efektive, kungulli është gjithashtu një burim i mirë i beta-karotenit; substancë në të cilën trupi mbështetet për të krijuar vitaminën A. Kjo vitaminë luan gjithashtu një rol kyç në forcimin e sistemit imunitar.

Meqenëse, siç e kemi parë, kungulli është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, ai është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin e syve. Vitamina A e prodhuar nga beta-karotina ndihmon në mbajtjen e sipërfaqes së syrit (kornea) të lagësht dhe të shëndetshme. Beta-karoteni, i cili gjendet gjithashtu në ushqime të tjera me ngjyrë portokalli, si karotat dhe patatet e ëmbla, mund të përmirësojë gjithashtu shikimin gjatë natës.

Kungulli, por veçanërisht farat e tij, janë një burim i pasur i magnezit. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në zona të ndryshme të trupit. Ai jo vetëm që mbështet funksionet e muskujve dhe nervore, por është thelbësor në proceset e prodhimit të energjisë. Magnezi gjithashtu ndihmon në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, një gjendje që prek në mënyrë disproporcionale gratë.

Kungujt janë të pasur me antioksidantë, një substancë e aftë për të luftuar, ngadalësuar ose neutralizuar formimin e radikaleve të lira. Antioksidantët e prodhuar pjesërisht nga trupi ynë, pjesërisht të gëlltitur përmes ushqimit, i japin jetë një sistemi mbrojtës të aftë për të parandaluar ose anuluar veprimin oksidues të radikalëve të lira, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Kungujt janë të pasur me ujë dhe fibra, por me pak kalori. Kjo do të thotë se na bëjnë të ndihemi të ngopur për më gjatë pa rënduar stomakun. Pra, nëse po përpiqeni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, me qëllim që të mos shtoni peshë, përfshirja e kungullit të pasur në dietën tuaj është një zgjedhje e shkëlqyer. Nuk ju shëndosh dhe mund të konsumohet me bollëk edhe në rast e dietave, dobësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat