Sheqeri në kafe ndikon në shtim peshe

Shëndetësia

Sheqeri në kafe ndikon në shtim peshe

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 10:00
Ilustrim

Studiuesit tregojnë se nëse kafesë i shtohet sheqer dhe krem ndikon në shtim të peshës, kurse nëse i shtohet vetëm krem nuk e ka të njëjtin efekt, raporton Yahoo.

Studimi i ri që është publikuar në “the American Journal of Clinical Nutrition” thotë së kremi që i shtohet kafesë nuk ka ndonjë ndikim të madh te personat që e konsumojnë. Kurse ata që e konsumojnë kafenë me sheqer menjëherë ndikon në shtim të peshës. Studiuesit thonë se vetëm një lugë e vogël me sheqer ndikon në shtim peshe te konsumuesi.

Ndërsa rezultatet e atyre që konsumojnë kafenë me krem dhe sheqer nuk dalin të mira sa i përket peshës te të rinjtë.

“Një rritje e konsumit së kafeinës së papërzier dhe kafeinës së dekafeinuar është e lidhur në mënyrë të kundërt me shtimin në peshë. Shtimi i sheqerit në kafe rezulton me shtim të peshës. Por, shtimi i kremit ose i zbardhuesit të kafesë nuk ndikon në peshë”, kanë shpjeguar autorët e studimit.

Nëse kafja konsumohet në mënyrën e duhur mund të ndihmojë në reduktimin e peshës, por vetëm atëherë kur nuk i shtohet sheqer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat