Sëmundjet prej duhanit/ Shtohen rastet e kancerit të mushkërive te femrat

Shëndetësia

Sëmundjet prej duhanit/ Shtohen rastet e kancerit të mushkërive te femrat

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Nëse ke konsumuar 15 cigare në ditë për 15 vite me radhë, mjekët thonë se mund të jesh një pacient i prekur me kancer të mushkërive, pasi kjo sëmundje lidhet me duhanpirjen.

Nëse më parë njihej si sëmundje që prekte vetëm meshkujt tashmë por prek shumë edhe femrat, pasi është rritur numri vajzave që pinë duhan e aq më tepër në moshë të re.

Ka një ngushtim të raporteve për shkak se femrat po konsumojnë shumë duhan. Nëse më parë ky kancer hasej si për shembull në çdo 5 meshkuj kishim dhe një femër, tani kemi 3 meshkuj dhe 1 femër”, tha Alban Ylli.

Instituti i Shëndetit Publik raporton për 800 raste të reja të prekur çdo vit nga kanceri i mushkërive në vendin tonë por Agjencinë Ndërkombëtare e Kërkimit për Kanceret, Globocan, të cilës i referohet edhe Organizata botërore e Shëndetësisë raporton për afro 1100 raste të reja në vit dhe 960 humbje jete.

Globocan është një analizë që aplikohet në të gjithë vendet e botës. Nuk mbledh të dhëna nga sistemet shëndetësore. Mund te jetë afër realitetit. Ne e dimë që në Shqipëri mund të ketë raste më shumë por gjithsesi jemi duke iu afruar realitetit”, tha Alban Ylli.

Regjistri kombëtar i pacientëve me kancer grumbullon të dhëna nga spitali Shefqet Ndroqi, Shërbimi Onkologjik dhe spitalet private, por ka shumë raste të cilët diagnostikohen dhe trajtohen në spitale jashtë vendit e nuk reflektohen.

Sipas tij është rritur mbijetesa e pacientëve me kancer të mushkërive por masa më e mirë është ndalimi i konsumit të duhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat