Kolesteroli në gjak i pranishëm edhe tek të rinjtë

Shëndetësia

Kolesteroli në gjak i pranishëm edhe tek të rinjtë

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Hipertensioni apo yndyrnat e larta në gjak nuk ndeshen vetëm te mosha e tretë, por edhe tek moshat më të reja theksojnë specialistët kardiologë. Ndër të tjera ata shtojnë se nëse këto problematika janë të pranishme njëkohesisht tek pacienti, mund të bëhen kërcënim serioz për sistemin kardiovaskular.

“Përsa i përket faktorëve të rrezikut kardiovaskular, unë do thoja hipertensioni, yndyrnat dhe diabeti. Këto të treja kur bashkëekzistojnë tek një person, bëhen një faktor shumë i madh rreziku për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare në të ardhmen. Ne kemi vënë re moshat e reja dhe ato mesatare, sidomos tek burrat. Unë do veçoja pjesën e yndyrnave sepse gjerësisht nuk janë të ndërgjegjësuar.”

Përveç elementëve gjenetikë, një dietë ushqimore jo e shëndetshme ndikon negativisht tek pacientët që shfaqin këto probleme.

“Ka një ndikim dieta që është shumë e pasur me yndyrna shtazore, brumëra, me mish që ne e kemi të pranishëm në dietën tonë, predispozon për rritjen e yndyrnave në mënyrë graduale në vite. Këto yndyrna kanë një problem në organizëm pasi ato depozitohen në enët e gjakut. Pra, shkaktojnë një lloj patologjie tjetër që quhet arteriosklerozë. Një akumulim i pllakave të yndyrnave tek enët e gjakut.”

Aktiviteti fizik apo kontrollet e shpeshta tek mjeku mbeten thelbësore për të gjithë personat që vuajnë nga hipertensioni apo yndyrnat në gjak sipas specialistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat