Ndikimi i mjaltit në menaxhimin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak

Shëndetësia

Ndikimi i mjaltit në menaxhimin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Ilustrim

Mjalti ka mjaft vlera nga të cilat një organizëm mund të përfitojë vitaminat, mineralet, probiotikët, aminoacidet, enzimat dhe shpesh mund ta gjeni si përbërës tek kurat natyrale. E kjo jo më kot! Për shekuj me radhë përfitimet e tij janë njohur në të gjithë botën.

E megjithatë, duke qenë se përmban sheqer, shpesh rekomandohet të mos konsumohet nga ata individë që duhet të shmangin sheqerin. Por a është kjo këshillë gjithmonë e saktë?

Çfarë zbulon studimi rreth përfitimeve nga konsumi i mjaltit

Në një studim të ri nga Universiteti i Torontos, rezultoi se konsumi i mjaltit mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelet e larta të kolesterolit ose sheqerit në gjak.

Studiuesit thanë se përfitimet shëndetësore të mjaltit janë aq të fuqishme saqë statusi i tij si një produkt me sheqer ndoshta duhet të rishikohet.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumi i mjaltit lidhet me uljen e glukozës në gjak tak diabetikët.

Studimi tregoi gjithashtu se ai përmirësoi shëndetin e zemrës, duke ulur nivelet e larta të kolesterolit dhe të triglicerideve.

Përfitimet e mjaltit ishin shumë të dukshme kur mjalti vinte nga një burim i vetëm lulesh, veçanërisht tërfili.

Përfitimet ishin edhe më të dukshme për mjaltin e papërpunuar, krahasuar me mjaltin e përpunuar.

Sipas studiuesve nëse jeni duke përdorur sheqer në tryezë, shurup ose ëmbëltues tjetër, ndërrimi i tyre me mjaltë mund të ulë rrezikun e këtyre sëmundjeve. Por nëse jeni duke ndjekur një regjim të rreptë pa sheqerna atëherë ndiqeni atë sipas këshillave të mjekut tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat