Dy pijet që nuk preferohen për mëngjes, shkaktojnë inflamacion dhe fryrje

Shëndetësia

Dy pijet që nuk preferohen për mëngjes, shkaktojnë inflamacion dhe fryrje

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Shumë prej nesh e nisin ditën me pijen e preferuar të mëngjesit, qoftë ujë, kafe, çaj, lëngje apo çdo gjë tjetër që mund të pini ndërsa përgatiteni për angazhimet në vazhdim.

Dhe ashtu si ushqimi që hani për mëngjes, është e rëndësishme të mbani mend se pija juaj e zgjedhur mund të ndikojë ndjeshëm në shpalosjen e pjesës tjetër të ditës. Për shembull, rituali i përditshëm mund të kontribuojë pa dashje në gjëra të padëshiruara dhe të pakëndshme – gazra dhe fryrje.

Infermierja Lauren Thayer ka thënë se tretjet me proteina dhe lëngje frutash janë dy pije që duhen shmangur në mëngjes nëse doni të mos keni gazra dhe fryrje gjatë ditës.

Tretje proteinash

Përderisa ‘shake’ me proteina janë një zgjedhje e popullarizuar për ata që kërkojnë të rrisin marrjen e proteinave dhe të mbështesin rritjen e muskujve, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për efektet anësore të mundshme, si gazrat, fryrjet dhe inflamacionet.

“‘Shake’ me proteina mund të jenë të vështira për stomakun tuaj për shumë arsye. Mund të ketë hirrë në to, e cila është një nënprodukt i qumështit ose zëvendësuesve të sheqerit të përdorur në shake. Kjo është vetëm një mangësi e mundshme e ëmbëltuesve artificialë, krahas inflamacionit”, ka sqaruar infermierja.

Kur konsumoni shpejt shumë proteina pluhur, mund ta mbingarkoni sistemin tretës, duke çuar në gazra dhe fryrje. Për të shmangur këtë, mund të konsideroni të zgjidhni pluhurat e proteinave me përbërës më të thjeshtë, të zgjidhni alternativa me bazë bimore ose të rregulloni madhësinë e porcioneve për t’iu përshtatur tolerancës suaj të tretjes.

Sikurse me çdo ndryshim diete, është gjithmonë një ide e mirë të bisedoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor ose nutricionist për të gjetur suplementin më të mirë të proteinave që u përshtatet nevojave tuaja individuale dhe ndjeshmërisë së tretjes.

Lëngje frutash

Edhe pse në sipërfaqe mund të duken të shëndetshme, meqenëse frutat në vetvete janë të shëndetshme, ka disa arsye pse duhet të shmangni pirjen e lëngjeve të frutave për shëndetin tuaj. Së pari mund të ndikojë në sistemin etretjes.

“Lëngu i frutave i blerë në dyqan zakonisht bëhet me koncentrat frutash, sheqer, shije të shtuara dhe ujë, jo me ndonjë frut”, është shprehur Thayer.

Të gjithë këta përbërës mund të çojnë në gazra të tepërt, fryrje dhe inflamacion. Shumë lëngje frutash të disponueshëm në treg janë të pasur me fruktozë, një sheqer natyral që gjendet në fruta. Për disa njerëz, konsumimi i sasive të mëdha të këtij sheqeri mund të jetë sfidues për sistemin tretës që të absorbohet në mënyrë efektive.

Kjo mund të çojë në fermentim në zorrë, duke rezultuar në prodhimin e gazit dhe fryrje. Inflamacioni është një tjetër disavantazh i madh i marrjes së tepërt të sheqerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat