Si t’i menaxhoni më mirë sulmet e ankthit me këto tre mënyra

Shëndetësia

Si t’i menaxhoni më mirë sulmet e ankthit me këto tre mënyra

Më: 12 janar 2024 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Përballë sulmeve të ankthit, frika dhe nxitimi për të menaxhuar menjëherë situatën mund t’ju shembin përtokë

Megjithatë, Bérénice Lefebvre, një eksperte e menaxhimit të stresit dhe ankthit tregon disa praktika që mund t’ju ndihmojë për ta përballuar më mirë situatën.

“Përqafoni” ndjenjat

Përballë sulmeve të ankthit, instinkti ynë mund të jetë ta luftojmë situatën, ndërsa ekspertja thotë se duhet ta pranoni . Ajo tregon se pranimi i ndjesive shqetësuese, por të padëmshme, mund të shkurtojë ndjeshëm sprovat e ankthit.

Përqendrohuni te simptomat tuaja

Nëse ankthi fuqizohet, ai shpesh sjell shtim të mendimeve shkatërruese. Bérénice thotë që të mos i ekzagjeroni këto përjetime, por të shihni faktet, si rrahjet e shpeshta të zemrës që mund t’i zëvendësoni me frymëmarrje të thellë dhe të kontrolluar.

Rrini në territorin tuaj

Nëse ndjeni se ju pushton paniku, duhet t’i vendosni këmbët në tokë sa më shpejt që të mundeni. Qëndrimi në vend mund të pakësojë ankthin dhe ndjesitë e pakëndshme që vijnë më pas. Këto kriza zbehen, veçanërisht kur i përballon me këmbët në tokë, sipas ekspertes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat