Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj

Shëndetësia

Luftoni ftohjen dhe kollën me këtë çaj

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.

Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë, duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni.

Kur jeni me grip apo keni kollë, vitamina C është shumë e domosdoshme, shkruan noa. Po ashtu edhe elementët tjerë që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten: ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur, mjaltë, lëng limoni që i shtohet në fund.

Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë dhe rezultatet do të jenë vërtet të kënaqshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat