Migrena prek më shumë gratë

Shëndetësia

Migrena prek më shumë gratë

Më: 20 janar 2024 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Migrena është një sëmundje që prek 3 herë më shumë gratë. Sipas OBSH, është patologjia e tretë për nga frekuenca e saj dhe renditet e dyta në nivel dizabilitues.

Gratë, të prekura shumë më tepër, kanë episode më të shpeshta, me intensitet e kohëzgjatje më të madhe dhe me më shumë rrjedhoja negative në cilësinë e jetës. 

Migrena, ndryshe nga dhimbja e kokës ose cefalea, ka simptoma dhe karakteristika të tjera, duke u klasifikuar si një sindromë neurologjike komplekse, me karakter akut të fortë dhe pulsues, me kriza episodike që zgjasin nga 30 minuta deri dhe në disa ditë në rastet më të rënda.

Nga statistikat rezulton se prek rreth 12% të adultëve në botë, ndërkohë që tek gratë përqindja është shumë më e lartë dhe faktorët mund të jenë të shumtë dhe të ndryshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat