Që nga lodhja deri te pavendosmëria: Shenjat që tregojnë se mbase ke nevojë për terapi

Shëndetësia

Që nga lodhja deri te pavendosmëria: Shenjat që tregojnë se mbase ke nevojë për terapi

Më: 26 janar 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Vitet e fundit janë shtuar përpjekjet për normalizimin e të shkuarit në terapi rregullisht. Çdokush duhet ta ndërmarrë si hap edhe nëse nuk është në gjendjen më të rënduar emocionale

Shumë individë kanë dëshirë të nisin terapinë, por e shtyjnë pafundësisht, sepse është e lehtë ta neglizhosh si hap.

Megjithatë, përmes këtij artikulli, mund të kuptosh nëse ke një ose disa nga simptomat që tregojnë se ke vërtet nevojë të nisësh shpejt me konsultat me ekspertët e shëndetit mendor.

Lodhje kronike, përqendrim i ulët dhe mendime negative

Simptomat e përmendura janë në fakt shumë të zakonshme dhe për këtë arsye shumica i shohin si reagim normal në situata stresuese, pa e marrë parasysh se mund të jenë sinjale të nevojës për terapi.

Ka momente kur të gjitha këto simptoma të ndikojnë në përditshmëri dhe pikërisht këtu situata del jashtë kontrollit.

Kritika të vazhdueshme ndaj vetes dhe vështirësi në marrje vendimesh

Edhe dy situatat e mësipërme jemi mësuar t’i konsiderojmë normale sepse i lidhim detyrimisht me pasiguritë e personalitetit.

Si për t’i ushqyer edhe më shumë, i themi vazhdimisht vetes se nuk do ndryshojmë dhe kështu do jemi gjithmonë. Në të vërtetë asnjë pasiguri nuk vendos për ty dhe nuk ka asgjë që nuk ndryshon për të përmirësuar jetën dhe përditshmërinë tënde.

Terapia është pikërisht mënyra si e kupton dhe e vë në zbatim këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat