Leukocitet është e mundshme t’i shtoni nëpërmjet rrugëve natyrale: Nuk është e rëndësishme vetëm të ushqehesh siç duhet

Shëndetësia

Leukocitet është e mundshme t’i shtoni nëpërmjet rrugëve natyrale: Nuk është e rëndësishme vetëm të ushqehesh siç duhet

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Roli i leukociteve, para së gjithash, është të mbrojë organizmin nga mikroorganizmat

Rruazat e bardha të gjakut, siç quhen ndryshe leukocite, janë komponentë të rëndësishëm të sistemit të imunitetit në organizmin e njeriut.

Leukocitet mund të shtohen me rrugë natyrale – me ushqim dhe aktivitet të moderuar fizik.

Vlerat normale të leukociteve te personat e rritur janë midis 4 × 109 dhe 1,1 × 1010 për një litër gjak (4.000 – 10.000 për një mikrolitër gjak) dhe cilido ndryshim i këtyre vlerave tregon që ekziston ndonjë problem në organizëm.

Në qoftë se vlera bie nën 3.500 për një mikrolitër gjak, caktohet diagnoza e leukemisë.

Ethet, ngërçet, diarreja, mishrat e thatë të dhëmbëve, teshtitja, fyt i thatë dhe dhembje e kokës janë simptoma të uljes së numrit të leukociteve në gjak. Lajm i mirë është që leukocitet në gjak mund të shtohen me rrugë natyrale, madje edhe me konsumimin e ushqimit i cili përmban beta karotën, vitaminë A, vitaminë C.

Përfshini sa më shumë perime dhe fruta në dietën tuaj, veçanërisht: kungull, karota, brokoli, spinaq, panxhar, shparg, shalqi, lulelakër, portokall, luleshtrydhe, fiq dhe të ngjashme. Rekomandohet edhe mishi dhe peshku pa dhjamë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të eliminoni ushqimet e dëmshme nga dieta juaj.

Përveç ushqimit të duhur, aktiviteti i rregullt fizik është gjithashtu i rëndësishëm për rritjen e leukociteve. Nëse nuk jeni adhurues i stërvitjeve më të forta, shkoni për një shëtitje ose ngasni një biçikletë.

Qelizat e bardha të gjakut ndahen në disa kategori:

▪ Neutrofilet: mbrojnë trupin nga bakteret

▪ Eozinofilet: mbrojnë trupin nga parazitët

▪ Bazofilet: veprojnë në reaksionet alergjike

▪ Monocitet: vrasin bakteret dhe shkatërrojnë qelizat e dëmtuara

▪ Limfocitet: luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e antitrupave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat