Pse qepët sivjet janë më shtrenjtë se bananet?

Shëndetësia

Pse qepët sivjet janë më shtrenjtë se bananet?

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Qytetarët e Kosovës këto ditë kanë mbetur të befasuar, deri sa qepët kushtojnë 1 euro kilogrami, madje edhe më shtrenjtë.

Në Prishtinë, një prodhues nga Llapi, i cili shet prodhimet e tija në Kodër të Diellit, këtë e shpjegonte me kushtet e pavolitshme meteorologjike të sivjetshme për prodhimin e mjaftueshëm të qepës, prandaj edhe mungesa e tyre ka bërë që ajo të jetë edhe më e shtrenjtë.

“Sivjet e kemi sosë me fitu”, mahitet ai.

Në dyqanet e pemëve e perimeve mund të gjenden qepë edhe nga Holanda, po ashtu me këtë çmim.

Një prodhues nga Vojvodina, ndërkaq, sipas medieve serbe, kështu e ka shojeguat se sivjet qepët janë më shtrenjë edhe se bananet:

Kemi thatësi ekstreme, të cilat i kanë goditur vendet e Evropës qendrore, ndër tjera edhe Holandën, e cila është prodhuesi më i madh i qepëve. Atje prodhuesit kanë pasur dhjetë tonelata për një hektar, që është rendimend i ulët në krahasim me atë si duhet të jetë”, ka thënë ai, duke shojeguar nga ana tjetëer se për prodhuesit vojvodinas qepa nuk është tërheqëse për shkak të çmimive destimuluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat