Si të gatuani brokolin në mënyrë që të ruajë vlerat ushqyese

Shëndetësia

Si të gatuani brokolin në mënyrë që të ruajë vlerat ushqyese

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Brokoli është një nga perimet më ushqyese nga familja e lakrave. Vlerat ushqyese, mineralet e vitaminat e shndërrojnë në një nga perimet më të rekomanduara nga nutricionistët.

Një lule brokoli i ofron organizmit shumë më shumë vitamina K dhe C nga se trupi ka nevojë. Përveç tyre, brokoli gjithashtu përmban folate, fibër, krom vitamina E, Vitamina B1, B2, B3, B6 dhe mangan

Të gjitha vlerat e mësiperme ushqimore mund t’i përfitoni nga brokoli nëse këtë perim e gatuani në mënyrën e duhur. Me poshte do te lexoni disa truke

-Kur e shpëlani, përdorni ujë të ftohtë të rrjedhshëm.

-Gatimi duhet të jetë i shpejtë dhe në zjarr të njëtrajtshëm gjatë gjithë kohës.

-Brokolin prijeni në katër pjesë.

-Mënyra më e mirë është ta përgatisni në avull *gatim me presion

-Mos e gatuani brokolin menjëherë pas zierjes.

-Një valë e dhënë për 5 minuta ndihmon që brokoli të ruajë të ruajë quercetin dhe kaempferol, të cilat janë flavonoids. Beta-carotene, antioksidantët dhe luteina nuk do të humbasin gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat