Kalimi i kohës në natyrë ju ndihmon të ndiheni më mirë fizikisht dhe mendërisht

Shëndetësia

Kalimi i kohës në natyrë ju ndihmon të ndiheni më mirë fizikisht dhe mendërisht

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Kalimi i kohës në natyrë ndihmon të ndiheni më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore që lidhen me të qëndruarit jashtë përfshijnë ndjenjën më energjike (79%), më pak stres (38%) dhe gjumë më i qetë (28%).

Poashtu, pothuajse 44 për qind nga dy mijë të rritur të anketuar, thonë se kjo ndihmon për të pastruar mendjen, pasi ndjehen më të relaksuar dhe më të qetë.

Disa nga gjërat më të mira për të kaluar kohën jashtë përfshijnë poashtu ajrin e pastër (64%) dhe peizazhin (47%).

Ndërsa ata që kalojnë 20 orë ose më shumë çdo javë në një hapësirë të gjelbër ose natyrore janë 41% më produktivë në jetën e tyre të përditshme, krahasuar me ata që shpenzojnë më pak se 30 minuta në javë jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat