Çfarë duhet të dini për kupat menstruale

Shëndetësia

Çfarë duhet të dini për kupat menstruale

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kupat menstruale janë pikërisht ajo që kuptoni nga emri: kupa të vogla që vendosen brenda vaginës për të mbledhur gjakun menstrual. Gratë kudo në botë po heqin dorë nga tamponët për të vendosur këto kupa gjatë periodave. Nëse keni qenë skeptike për përdorimin e tyre, atëherë ja disa gjëra që duhet të dini.  

Nuk ju dëmtojnë buxhetin: Ndryshe nga pecetat menstruale ose tamponët, kupat nuk blihen çdo muaj. Do të kurseni shumë para.

Janë miqësore me mjedisin: Ndryshe nga produktet e tjera, kupat menstruale mund të zgjasin deri në 4 vite, gjë që nënkupton shumë më pak mbetje.

Mund t’i blini në përmasa të ndryshme: Ka versione të ndryshme: për gratë nën 30 vjeç që nuk kanë lindur dhe për ato mbi 30 vjeç.

Me praktikë do të përmirësoheni: Heqja ose vendosja e tyre nuk është e vështirë. Duket e sikletshme në fillim, por do të mësoheni. Nuk do të ndjeni sikur keni diçka brenda trupit tuaj.

Nuk janë të rrezikshme: Rreziku i infektimit ose “shokut” është i vogël sepse kupat menstruale në përgjithësi janë prej silikoni ose gome dhe nuk janë absorbuese si tamponët. Sidoqoftë, kjo nuk ju jep të drejtë ta lini atë më gjatë seç duhet.

Pastrohen lehtësisht: Duhet të siguroheni që ta pastroni kupën në mënyrën e duhur çdo 8-12 orë. Përdorni sapun pa përmbajtje vajrash apo parfumesh dhe në fund të ciklit, sugjerohet ta lini për 5-10 minuta në ujë të valuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat