Uji freskues: Pije e cila zëvendëson klimatizuesin e ajrit

Shëndetësia

Uji freskues: Pije e cila zëvendëson klimatizuesin e ajrit

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:32
Ilustrim

Dëshironi të freskoheni me pije të ftohtë plotë vitamina, kur shija e ujit të thjeshtë ju është bërë e mërzitshme dhe pashije? Atëherë uji i shtëpisë me vitamina është ideal për ju. Përzgjedhni vetë kombinimin e shijes sipas dëshirës dhe kënaquni me pijen e shëndetshme.

Përbërësit:

fruta të freskëta
erëza të freskëta sipas shijes
ujë
enë qelqi
shuuuuuumë akull

Kombinimet e shijes:

limon + limet (limon i gjelbërt) + portokall
mjedër (malina) + limet (limon i gjelbërt)
mentë + trangull + mollë e gjelbërt
livando + boronicë
ananas + mentë + xhenxhefil
portokall + limon + mentë

Përgatitja e ujit me vitamina:

Frutat preni në rriska shumë të holla apo katrorë dhe vendosni në kavanoz qelqi apo gotë të madhe. Shtoni erëzat dhe mbusheni me ujë.
Përzierjen vendoseni në frigorifer dhe lëreni të qëndrojë disa orë dhe nganjëherë e përzieni lehtë.

Ujin e thjeshtë zëvendësojeni me atë të shijshëm dhe freskues, plot me vitamina dhe kënaquni me pijen e shëndoshë në vend të lëngjeve të ngopura me sheqer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat