Gogësima është ngjitëse

Shëndetësia

Gogësima është ngjitëse

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:23
Ilustrim

Shumë thonë se hapja e pavullnetshme e gojës për gjumë është ngjitëse, e nuk gabohen. Ekspertët janë përpjekur të zbulojne se çfarë ndodh në trurin e njeriut, që e nxit një veprim të tillë.

“Gogësima”, sipas tyre është një formë e zakonshme e “echophenomena”-s, imitimi në mënyrë automatike i fjalëve apo veprimeve të dikujt tjetër.

Për të parë më qartë reagimin e trurit në një situatë të tillë, shkencëtarët monitoruan 36 vullnetarë të vendosur përballë personave që “gogësinin”. Studimi i tyre, i publikuar në revistën “Current Biology” tregon se, disa prej pjesëmarrësve në eksperiment iu tha se nuk kishte asnjë problem nëse bënin edhe ata të njëjtën gjë, ndërsa të tjerëve iu kërkua ta frenonin këtë veprim.

Kësisoj, ekspertët kërkuan të shohin sesi funksiononte “korteksi motor primar”, e të masin ngacmueshmërinë e tij. Pas kësaj, duke përdorur stimulimin e jashtëm “magnetik transcranial”, “TMS”, u arrit të shtohej niveli i ngacmimit në korteks, e bashkë me të edhe prirja e natyrshme për “gogesimën” ngjitëse.

“Ne ende dimë relativisht pak rreth këtij fenomeni”, pohon me thjeshtësi doktor Andreë Gallup, psikolog në Universitetin shtetëror të Nju Jorkut në Albany, e cili ka kryer studime mbi lidhjen mes “empatisë” dhe “gogësimës”.

Por stimulimi magnetik përbën, sipas tij, një qasje të re në këtë drejtim, sepse tregon se fenomeni nuk ka të bëjë shumë, siç pretendohet, me aftësinë për të formuar lidhje emocionale me të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat