A e shkakton stresi kancerin e gjirit?

Shëndetësia

A e shkakton stresi kancerin e gjirit?

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Rezultatet e një studimi të madh të ri të botuar nga revista Breast Cancer Research tregojnë se nuk ka asnjë lidhje mes stresit, presionit ose ngjarjeve negative të jetës dhe rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë gjatë dekadës së fundit. Gratë me këtë diagnozë shpesh gjejnë se shkaku i sëmundjes së tyre është stresi, edhe pse provat shkencore nuk janë definitive.

Disa teori thonë se efekti i zgjatur i stresit mund të dobësojnë përgjigjen imune dhe të lirojnë  hormonet e stresit që janë të përfshirë në riparimin e ADN-së dhe rritjen e qelizave të tumorit, duke krijuar kështu kushtet për zhvillimin e tumoreve.

Megjithatë, teoritë e tjera thonë se stresi eliminon sekrecionet e estrogjenit dhe mund të ketë një efekt mbrojtës mbi kancerin e gjirit. Stresi gjithashtu mund të ndikojë në mënyrë indirekte në rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës.

Predispozitat gjenetike ka shumë më shumë gjasa të jetë faktor i kancerit të gjirit sesa stresi, thonë shkencëtarët.

Gratë rregullisht duhet të bëjnë vetë-ekzaminimet dhe të shkojnë rregullisht te mjeku, pasi çdo zbulim i hershëm i ndryshimeve të gjirit rrit shanset për zbulimin dhe trajtimin e kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat