Mjekët heqin 122 gozhda nga stomaku i pacientit

Shëndetësia

Mjekët heqin 122 gozhda nga stomaku i pacientit

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 17:21
Ilustrim

Mjekët e një spitali në Adis Abeba gjatë një operacioni te një pacient kanë larguar nga stomaku i tij 122 gozhda dhe disa objekte të mprehta.

“Pacienti për dhjetë vjet ka vuajtur nga sëmundje mendore, dhe dy vjet më parë ai ndaloi të marrë terapinë, e cila është ndoshta arsyeja për fillimin e" konsumit "të këtyre objekteve", tha kirurgu Davit Ter nga spitali Sent Pierre në kryeqytetin e Somalisë.

Ai tha se kishte kryer më parë operacione të ngjashme për pacientët me sëmundje mendore, por asnjëri prej tyre nuk kishte gëlltitur aq shumë objekte të rrezikshme.

“Pacienti është me fat se nuk ka prerë mukozën e as organet e brendshme, pasi ka mundur të vdesë”, u shpreh Ter.

Pacienti tash ndihet mirë dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e një psikiatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat