Sistemi kinez “Beidou”, konkurrent i fuqishëm i GPS–it

Shkencë & Teknologji

Sistemi kinez “Beidou”, konkurrent i fuqishëm i GPS–it

Më: 28 janar 2019 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Sistemi i pozicionimit satelitor i Kinës “Beidou” (BDS) nisi shërbimet globale në fund të muajit të kaluar, sipas CRI-së.

“Që nga sot, kudo të shkoni sistemi BDS mund t’ju shoqërojë”, deklaroi Ran Chengqi, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Pozicionimit Satelitor të Kinës.

Në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit, Ran bëri të ditur se ndërtimi i sistemit BDS-3 ka përfunduar.

Sipas tij, kjo tregon se BDS-i është zgjeruar nga një sistem rajonal në global. Që nga fillimi i zhvillimit të BDS-it në vitet ’90 të shekullit të kaluar, programi përkatës i Kinës ka ndjekur një strategji trefazëshe, që përkatësisht janë BDS-1 për instalimin e sistemit të demonstrimit, BDS-2 për krijimin e sistemit rajonal dhe BDS-3 për formimin e rrjetit të shërbimeve globale.

Sistemi i pozicionimit nëpërmjet satelitëve shërben për të saktësuar pozicionin e një objekti në sipërfaqen e Tokës. Ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.

BDS-i tani është bërë një industri e re strategjike në Kinë, duke formuar një zinxhir të plotë industrial, pasi përdoret në shumë pajisje të përditshme, si smartfonat, pajisje e navigacionit të instaluara në automjete dhe produktet elektronike të mbajtshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat