Paralajmërimi i NASA-s: Po shkëputet ajsbergu më i madh se Nju Jorku

Shkencë & Teknologji

Paralajmërimi i NASA-s: Po shkëputet ajsbergu më i madh se Nju Jorku

Më: 2 mars 2019 Në ora: 06:13
Ilustrim

Një ajsberg dy herë më i madh se Nju Jorku është në rrezik shkëputjeje nga Antarktida.

Paralajmërimi i frikshëm vjen nga NASA, ku thuhet se kemi të bëjmë me një situatë të frikshme.

Një satelit i NASA-s shfaqi imazhet e dy të plasariturave që kalojnë përgjatë pllakave të akullit Brunt të Antarktikut, i cili mund të ndahet në një ajsberg më vete, prej 1700 km, aq sa shtrihet i gjithë Nju Jorku.

Alarmi i lëshuar nga NASA paralajmëron për krijimin e një ajsbergu të dytë të madh.

Në rast të shkëputjes së malit të akullit, aktivitetet kërkimore dhe prania e njeriut atje, do të ishin në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat