Tërmetet yjore na i zbulojnë fshehtësitë e ‘Saturnit të nxehtë’ të largët

Shkencë & Teknologji

Tërmetet yjore na i zbulojnë fshehtësitë e ‘Saturnit të nxehtë’ të largët

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:53

Saturni i nxehtë është përshkrim i planetit të cilin astronomet e kanë zbuluar 300 vite drite larg nga Toka. Është i madh përfaërsisht sa edhe Saturni ynë, por ka masë 60 herë më të madhe se masa e Tokës. Viti i tij zgjat vetëm dy javë

Me ndihmën e teleskopit TESS, astronomët kanë zbuluar një planet pesë miliadrë vjet të vjetër i cili është 60 herë më i rëndë se Toka. Aktualisht e ka shënjën TOI-197.0 dhe është egzoplaneti më së miri i përshkruar të cilin e kemi gjetur deri më tash, thuhet në studimin e universitetit Aarhus.

Nga shenja e tashme shumë më i mirë eshtë përshkrimi ‘Saturni i nxehtë’, sepse ka përfaërsisht atë madhësi, por është shumë më i nxehtë dhe i afrohet yllit. Kjo distancë e vogël nga ylli do të thotë edhe se rreth këtij planeti nuk ka unaza, të cilat janë karakteristike për Saturnin.

E kanë studiuar edhe me teleskopë nga Toka, ndërsa kanë zbuluar se diametrin e ka 9 herë më të madh se Toka dhe se dendësia e tij është sa 1/13-ta e Tokës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se i nevojiten 14 ditë për të bërë një orbitim rreth yllit, i cili tregon shenja të ‘tërmetit yjor’. Fjala është për valët sizmike shkaku i të cilave ky yll ‘vibron’, ndërsa këto vibrime astronomëve ua mundësojnë t’i matin me precizitet të dhënat e ndryshme si madhësia, mosha dhe masa e yllit, sepse në sipërfaqe u arrijnë informata nga brendësi e yllit. Mu shkaku i këtyre kanë mundur të marrin edhe të dhënat e sakta për vetë planetin, i cili është 300 vjet drite larg Tokës.

Kjo është njëra ndër botët e para të cilat i ka zbuluar teleskopi TESS, i cili në kozmos gjendet nga viti i kaluar dhe është pasues i Keplerit. Për dallim prej tij, i shikon yjet më të afërt, por ka shikim shumë më të gjerë në qiellin e natës dhe është i pajisur me sensorë, të cilët ia mundësojnë matjen e këtyre ‘termeteve yjore’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat