Krijohet gjendja e re e materies

Shkencë & Teknologji

Krijohet gjendja e re e materies

Më: 22 prill 2019 Në ora: 08:46
“Gjendja e katërt” mundësohet pas disa dekadash kërkime

Ka strukturë të ngurtë, përbërësit e një superlëngu dhe sillet sipas ligjeve të mekanikës kuantike. Kjo është gjendja e re e zbuluar e materies, e vrojtuar nga një grup kërkuesish italianë e gjermanë, të cilët studimin e kanë publikuar në revistën Physical Review Letters.

Kërkuesit janë përpjekur që prej viteve 60 të shekullit të kaluar të realizojnë këtë gjendje të materies, që parashikohet nga ligjet e mekanikës kuantike. Dhe pas shumë dekadash kanë arritur të realizojnë gjendje super të ngurtë që bazohet vetëm në shkëmbim atomik.

Sipas shkencës, arritja e krijimit të një gjendjeje të katërt do të krijojë mundësitë për të kuptuar më tepër mbi materialet kuantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat