Inteligjenca artificiale hyn edhe në fuzionin bërthamor

Shkencë & Teknologji

Inteligjenca artificiale hyn edhe në fuzionin bërthamor

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Inteligjenca artificiale fillon të përdoret edhe për studimin e fuzionit bërthamor, sipas një kërkimi të publikuar në revistën “Nature”.

Ky studim vjen nga bashkëpunimi mes Departamentit amerikan të Energjisë dhe Universitetit “Princeton”, me synimin për të studiuar një mënyrë për të parandaluar paqëndrueshmëritë e paparashikueshme të plazmës, në mënyrë që të evitohen ndërprerjet në procesin e prodhimit të energjisë.

“Ky kërkim hap një kapitull të ri premtues në përpjekjet për të prodhuar energji të pa limituar për Tokën”, tha Steve Cowley, i Universitetit “Princeton”.

Ka shumë projekte që po eksperimentojnë fuzionin bërthamor për të prodhuar energji elektrike dhe më i madhi është ITER (International Thermonuclear Experimental Reactor) që po ndërtohet në Kadarash, në Francë.

Pika e dobët e kësaj teknologjie është që mund të verifikohen paqëndrueshmëri të plazmës që mund të shkaktojnë dëme, duke sjellë një fikje të detyrueshme të termocentralit për të evituar dëmtimet.

Inteligjenca artificiale do të përdoret pikërisht në këtë fazë, në bazë të të dhënave që ka grumbulluar do të përpiqet të parashikojë këto paqëndrueshmëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat