Disa nga zogjtë më të shpejtë në botë, janë bërë pjesë e studimit

Shkencë & Teknologji

Disa nga zogjtë më të shpejtë në botë, janë bërë pjesë e studimit

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:54
Foto

Një projekt i pazakontë ndodhi në një gjykatë në New Jersey të hënën pasi ekspertët e kafshëve të egra morën disa këlyshë zogjsh nga foletë e tyre.

Para se të rriten e të kthehen në kafshët më të shpejta në tokë, zyrtarët e kafshëve të egra duan të sigurohen se i kanë kontrolluar sa duhet këto krijesa.Kjo specie e zogjve është e rrezikuar, kështu që biologët nga Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Konservimit të Nju Xhersit dhe të tjerë janë marrë vazhdimisht me studimin e tyre duke marrë mostra gjaku dhe duke analizuar edhe puplat apo duke matur edhe sqepin e tyre.

Ato janë kafshët më të shpejta në tokë, duke arritur shpejtësi mbi 300 km/orë gjatë gjuetisë, dhe Fondacioni Conserve Wildlife thotë se vetëm disa dekada më parë, ato u zhdukën tërësisht në lindje të Misisipit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat