Shkencëtarët zbulojnë krimbat që bëjnë zhurmë më të fuqishme se aeroplani - Bota Sot
Shkencëtarët zbulojnë krimbat që bëjnë zhurmë më të fuqishme se aeroplani

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë krimbat që bëjnë zhurmë më të fuqishme se aeroplani

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:34
Krimbat që bëjnë zhurmë më të fuqishme se aeroplani

Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar krimbat të vegjël, por jashtëzakonisht të zhurmshëm.

Ata shpjegojnë se këto krijesa janë të afta të prodhojnë një zhurmë të barasvlershme me atë të prodhuar nga aeroplani gjatë fluturimit, i cili është një nga tingujt më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në oqean.

Bëhet fjalë për specien e krimbave të detit Leocratides kimuraorum që janë vetëm 29 milimetra të gjatë.

Biologu Ryutaro Goto nga Universiteti i Kiotos, me kolegët e tij, regjistroi një zhurmë 157-decibel të prodhuar nga këto krijesa.

Njerëzit janë në gjendje të dëgjojnë vetëm një zhurmë prej 10 decibel dhe një zhurmë që tejkalon 130 decibel është e dhimbshme dhe mund të dëmtojë membranën e veshit.

Në fakt, në një distancë prej 25 metrash, avioni do të prodhojë vetëm 150 decibel.

"Ky tingull është i krahasueshëm me atë të prodhuar nga krimba, një nga tingujt më intensivë biologjikë të regjistruar ndonjëherë në det", shpjegojnë hulumtuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...