Shkencëtari me nam pohon se ka alienë në planetin Venerë: Format misterioze marrin shpjegim

Shkencë & Teknologji

Shkencëtari me nam pohon se ka alienë në planetin Venerë: Format misterioze marrin shpjegim

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Format e pashpjegueshme të para në planetin Venerë, për të cilat disa shkencëtarë sugjerojnë se mund të jenë shenja të jetës jashtëtokësore, janë edhe më misterioze se që kemi menduar.

Hulumtuesit që studiojnë sipërfaqen e Venerës kanë gjetur që këto vende të çuditshme të zeza po e afektojnë klimën e planetit, pas një studimi të ri e mahnitës, shkruan The Independent.

Shkencëtarët e kishin ditur edhe më herët, ndoshta para më shumë se njëqind vitesh. Por, ato kurrë nuk kanë marrë një shpjegim të mjaftueshëm, me disa shkencëtarë që sugjerojnë se mund të jenë evidencë për jetën aliene.

Observimet tregojnë se thërmijat në këto vende të zeza duken të jenë të së njëjtës madhësi, dhe që sillen ngjashëm me mikroorganizmat që mund të gjenden në atmosferën e tokës.

Bashkë me prova të tjera, kjo ka bërë që një prej shkencëtarëve më të famshëm në botë si Carl Sagan, të dalë në spekulime se mund të ketë jetë në Venerë.

Dhe veç kësaj, shkencëtarët kanë mësuar më shumë për mënyrën se si këto re mund të afektojnë klimën në planet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat