SpaceX: Astronautët e NASA-s arrijnë në stacionin internacional të hapësirës

Shkencë & Teknologji

SpaceX: Astronautët e NASA-s arrijnë në stacionin internacional të hapësirës

Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Astronautët e NASA-s dhe SpaceX kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor si pjesë e një misioni historik.

Astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken arritën pas një udhëtimi 19-orësh që filloi nga Qendra Hapësinore Kennedy, shkruan The Independent.

Kjo ishte hera e parë që kompania hapësinore e Elon Musk – ose ndonjë firmë private – i kishte dërguar njerëzit në hapësirë, si dhe hera e parë që astronautët u larguan nga toka amerikane që nga fundi i programit Space Shuttle më 2011-ën.

Stacioni hapësinor në orbitë dhe laboratori lundrues do të shërbejë si shtëpi për dy astronautët gjatë muajve në vazhdim, gjatë së cilës do të bëhen testime të mëtejshme në kapsulën e Crew Dragon që i barti atje.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ka postuar në Twitter “mirëpritjen shtëpiake”. “Dy baballarët e preferuar të Amerikës në hapësirë janë futur në Stacionin Hapësinor,” shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat