Google merr vendimin e papritur për punonjësit e vet

Shkencë & Teknologji

Google merr vendimin e papritur për punonjësit e vet

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:50
Google

Google do t’i lejojë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri të paktën në korrik të vitit 2021, tha një zëdhënës i kompanisë të hënën.

Kompania më parë kishte thënë që shumica e punonjësve do të punonin nga distanca deri në fund të vitit 2020, por vetëm disa punonjës do të lejoheshin të ktheheshin në zyrë, shkruan CNN.

Në një memorandum për punonjësit, një kopje e së cilës u mor nga CNN Business, CEO i Google, Sundar Pichai tha që kompania ka rihapur 42 zyra në të gjithë botën.

“Për t’iu dhënë punonjësve mundësinë për të planifikuar më përpara, ne do të zgjasim punën tonë vullnetare globale nga shtëpia deri më 30 qershor 2021 për ata që nuk kanë nevojë të jenë në zyrë“, shkroi Pichai.

“Shpresoj se kjo do të ofrojë fleksibilitetin që ju nevojitet për të balancuar punën duke u kujdesur për veten dhe të dashurit tuaj gjatë 12 muajve të ardhshëm“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat