Kina dërgon në hapësirë satelitin e parë 6G

Shkencë & Teknologji

Kina dërgon në hapësirë satelitin e parë 6G

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 17:07
Sateliti i parë i llojit të tillë kaloi në orbitë bashkë me 12 satelitë të tjerë nga Qendra e Lansimit të Satelitëve në provincën Shanxi

Kina ka lansuar me sukses satelitin e parë 6G në hapësirë për të testuar teknologjinë e re.

Sateliti i parë i llojit të tillë kaloi në orbitë bashkë me 12 satelitë të tjerë nga Qendra e Lansimit të Satelitëve në provincën Shanxi.

Teknologjia e shpejtësisë së lartë do të testohet. Kjo pritet të jetë një nga elementët kyç të komunikimeve të gjeneratës së gjashtë.

Sateliti po ashtu bart teknologjinë që do të përdoret për parandalimin e zjarrit në pyje.

Sipas “Global Times”, sateliti eksperimentues do të “verifikojë teknologjinë e komunikimit në terahertz në hapësirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat