Twitter paralajmëron përdoruesit që pëlqejnë cicërima të kontestuara

Shkencë & Teknologji

Twitter paralajmëron përdoruesit që pëlqejnë cicërima të kontestuara

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Twitter

Twitter filloi etiketimin e cicërimave që prej muajit të kaluar në lidhje me zgjedhjet presidenciale Amerikane. Tashmë që është plotësisht funksional, uebsajti ka filluar të paralajmërojë të gjithë ata që ripublikojnë cicërimat e etiketuara në përpjekje për të adresuar dezinformimin.

Duke klikuar butonin e pëlqimit në një cicërimë të kontestuar, përdoruesve do tu shfaqet menjëherë një lajmërim pop-up me një buton “Find out more.”

Një javë pas zgjedhjeve presidenciale Amerikane, Twitter tha se kishte etiketuar 300 mijë cicërima si çorientuese mes datave 27 Tetor deri më 11 Nëntor.

Funksioni është i disponueshëm në ueb dhe iOS në për përdoruesit në mbarë botën. Sakaq përdoruesit Android duhet të presin edhe ca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat