Ekspertët shpjegojnë se një vrimë e zezë e lokalizuar rreth 25,800 vite dritë larg tokës, është më afër sesa që kemi menduar.
Ekspertët e hapësirës kanë thënë se Toka është në fakt 2 mijë vite dritë më afër vrimës së zezë supermasive në qendër të galaktikës tonë
Pika e observimit me qendër në Japoni ka zbuluar se vrima e zezë që e mbanë Rrugën e Qumështit së bashku, nuk është 27 mijë vite dritë larg, siç ishte menduar, por 25,800 vite dritë larg
Ekspertët thonë gjithashtu se sistemi ynë solar është duke udhëtuar nëpër hapsirë shumë më shpejt se më parë.
Më parë shpejtësia ishte 220 kilometra për sekondë, kurse tani është 227 kilometra për sekondë.
Për shkak se Toka gjendet në Rrugën e Qumështit, është e vështirë që ne të kemi pamje nga jashtë galaktikës, për ta parë se si duket ajo nga jashtë.
Matjet e sakta astronomike të pozicioneve dhe lëvizjeve të objekteve në univers është shumë e rëndësishme për të kuptuar strukturën e Galaktikës tonë dhe vendit tonë në të.
Vrima e zezë në qendër të Galaktikës tonë quhet Sagittarius A, dhe është 4,2 milionë herë më e madhe se dielli ynë.