Hackathon i parë në Korçë, 40 të rinj në 48 orë zhvillojnë produkte dhe shërbime

Shkencë & Teknologji

Hackathon i parë në Korçë, 40 të rinj në 48 orë zhvillojnë produkte dhe shërbime

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Hackathon i parë që organizohet në Korçë nga Bashkia e qytetit me mbështetjen e EU for Innovation dhe në partneritet me ICTSlab dhe Crazy Town, bashkoi për 48 orë me radhë në një demonstrim inovacioni nga mëse 40 studentë, hulumtues universitetet, anëtarë stafi akademik, startupe universitare dhe talente të tjera.

Nga data 11-13 Dhjetor i organizuar në formati hibrid, virtualisht por edhe me pjesëmarrje fizike për grupet nga qyteti i Korçës, pranë Bibliotekës së Re të Korça e cila do të shndërrohet së shpejti në Korça ICT Hub, shërbime, koncepte, aplikacione, demo dhe hulumtime u realizuan gjatë Hackathon.

Grupet mund të përzgjidhnin prej 6 sfidave të vëna në dispozicion nga World Vision, operatori celular One Telecommunication, Bashkia Korçë, DMO dhe Korsel.

Në ditën e harë grupet pjesëmarrëse u njohën me kritere e Hackathon kur mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo. Në ditën e dytë grupet pasi punuan në zgjidhjen e tyre e testuan atë me mentorët Kustaa Valtonen dhe Jules Banning përgjatë 30 minutave secili.

Dita e tretë ju dedikua e gjitha finalizimit të projekteve ndërsa grupet pjesëmarrës mësuan edhe sesi të krijonin një projekt fitues. Nga 19 ekipe të regjistruara, 11 prej tyre mbërritën në finale dhe janë në pritje të vlerësimit të jurisë përbërë nga zotëruesit e sfidave World Vision, One Telecommunication, Bashkia Korçë, DMO dhe Korsel.

Bazuar në rezultatet që juria do të prodhojë, EU for Innovation do të mbështesë 3 ekipet më të mira në zhvillimin e mëtejshëm dhe zbatimin e projekteve ndërsa mundësia e bashkëpunimit me zotëruesit e sfidave është një tjetër shans i artë për grupet pjesëmarrëse.

Shpallja e fituesve pritet të bëhet më 16 Dhjetor në ora 17:00 në një arktivitet virtual i cili do të transmetohet përmes platformës Zoom.

Ekipet finaliste të Hackathon

Me 6 sfida të vëna në dispozicion 11 ekipe arritën në finale duke krijuar zgjidhje për problematikat e shfaqura. Deeply Tech dhe Sibs ishin pjesë e sfidës së One Telecommunications; CODEGS dhe Pimpa Tech garuan në sfidën e Bashkisë Korçë; A-Team u sfidua nga World Vision; Bug Hunter, J&E, Algorithm Unlock dhe WeCode prodhuan zgjidhje për sfidën e Korsel dhe Woly e Njeosezero u testuan nga DMO.

Përpara se juria të vlerësojë zgjidhjet e ofruara prej ekipeve, secili prej tyre do të prezantojë produktin, shërbimin apo idenë përgjatë 3 minutave.

Inovacioni, Veprimtaria dhe Ndikimi janë kriteret kryesore që do të përcaktojnë tre fituesit. Sa inovative është zgjidhja, sa realiste është dhe sa mund të testohet ose zbatohet në praktikë dhe sa të qarta janë përfitimet për zotëruesin e sfidës ose përdoruesit janë pyetje që do të analizohet nëse kanë marrë përgjigje nga ekipet më 16 Dhjetor.

Takimi virtual në Zoom do të transmetohet nga ICTSlab, EU for Innovation dhe Bashkia Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat