Si funksionon kamera nën ekran e ZTE Axon 20

Shkencë & Teknologji

Si funksionon kamera nën ekran e ZTE Axon 20

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Përpjekjet për të eliminuar “notch” e kamerave selfie prezente në dizajnet moderne të smartfonëve ka bërë që disa inovacione të zgjuara të shfaqen dhe më e fundit është nga ZTE me smartfonin Axon 20 5G.

Kamera 32-megapiksel e fshehur nën të nuk impresionon në cilësi sa ato të smartfonëve të tjerë, por është një hap përpara drejt eliminimit të prerjeve të ekranit.

Një video e postuar nga JerryRigEverthing në kanalin e tij në YouTube, shohim se çfarë fshihet për kamerën nën ekran të Axon 20 5G.

Përtej saj videoja tregon çfarë komponentësh ka smartfoni në brendësi. Një detaj interesant është se ZTE përdor dy shtresa ekranesh të vendosura njëra mbi tjetrën për kamerën selfie. Njëra shtresë është më e hollë për kamerën.

Megjithatë nuk duhet harruar se kemi të bëjmë me gjeneratën e parë të një telefoni i cili vetëm do të përmirësohet me modelet e ardhshme që do të debutojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat