Coinbase ndërpret tregtimin e kriptomonedhës XRP

Shkencë & Teknologji

Coinbase ndërpret tregtimin e kriptomonedhës XRP

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Bursa e kriptomonedhave Coinbase ditën e Hënë lajmëroi se do të ndalonte tregtimin e kriptomonedhës XRP pasi autoritetet Amerikane javën e kaluar akuzuan firmën e teknologjisë blockchain për shitjen e 1.3 miliardë dollarëve letra me vlerë të paregjistruara.

Komisioni Amerikan për Bursat dhe Letrat me Vlerë (SEC) thotë se XRP duhet të konsiderohet si letër me vlerë dhe të trajtohet si e tillë. Bazuar në këtë qëndrim, ish CEO dhe ai në detyrë duhet të kishin dhënë informacione që kanë të bëjnë me rreziqet e investimit në XRP.

Ripple, kompania që ka krijuar XRP, beson të kundërtën. Në opinionin e saj, XRP është një monedhës dhe nuk bie nën juridiksionin e SEC.

Bursa Coinbase ndërpreu pjesërisht transaksionet në XRP, e ardhmja e së cilës është në dyshime dhe vendimi i bursës erdhi pas padisë së SEC. Më 19 Janar 2021 do të hyjë në fuqi ndalimi i plotë i çdo transaksioni.

Njerëzit nuk mund të tregtojnë më XRP në Coinbase por mund të depozitojnë dhe tërheqin ato nga portofolët e tyre XRP. Lajmi është i një rëndësie të veçantë duke qenë se Coinbase është një prej bursave më të mëdha në botë të kriptomonedhave me 35 milionë përdorues në 100 vende të botës.

Edhe bursa të tjera si ajo e Bitstamp apo Ok Coin kanë ndërmarrë vendime të ngjashme pas veprimit ligjor të SEC. Kujtojmë se XRP është kriptomonedha e tretë më e madhe në botë për nga vlera e tregut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat