A do të thotë kjo se do të mund të udhëtojmë në galaktika tjera? Shkencëtarët bënë një zbulim premtues

Shkencë & Teknologji

A do të thotë kjo se do të mund të udhëtojmë në galaktika tjera? Shkencëtarët bënë një zbulim premtues

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Tunelet hapësinore mendohet të mundësojnë transportin mes distancave shumë të largëta në univers për një kohë shumë të shkurtër.

Disa vrima të zeza supermasive që gjendjen në qendër të galaktikave mund të jenë në fakt tunele hapësinore që lidhin dy pjesë të largëta të universit mes vete, thonë astrofizikanët,

Në teoritnë e relativitetit, Einstein parashikoi ekzistencën e tuneleve hapësinore që lidhin dy pika të largëta në kohë dhe hapësirë, por ato nuk janë zbuluar akoma

Tano ekspertët nga Qendra e Vëzhgimit Astrologjik në Rusi besojnë se vrimat e zeza në qendër të disa prej galaktikave më të ndritshme mund të jenë hyrje të këtyre tuneleve hapësinore.

Ndërsa disa tunele hapësinore, në teori janë të udhëtueshme, pra një anije kozmike mund të udhëtoj brenda tyre, ato janë të rrethuara me rrezatim intensiv. Pra njerëzit nuk do ta mbijetonin udhëtimin edhe në anijen kozmike më të sigurt.

Tunelet hapësinore dhe vrimat e zeza janë shumë të ngjashme, sepse të dyja kanë densitet të madh, dhe kanë një tërheqje gravitacionale shumë të fortë  për një objekt aq të madh.

Dallimi është se asgjë nuk del nga një vrimë e zezë sapo të kaloj horizontin e ngjarjes, kurse tuneli hapësinorë do të të nxjerrë në një pikë tjetër të universit.

Në rastin e hyrjes në tunel hapësinorë, atëherë anija kozmike do të udhëtoj me shpejtësi të dritës deri në anën tjetër, por temperatura që do të arrinte do të ishte 10 trilionë gradë celsius.

Në këtë nxehtësi, plazma do të prodhonte rreze gama, që ka energji 68 milionë volt, pra do të kishte një shpërthim masiv.

Vrima e zezë masive më e afërt, që mund të jetë tunel hapësinorë, është vrima e zezë në qendër të galaktikës tonë, që quhet Centaurus A, dhe është rreth 13 milionë vite dritë larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat