App Store gjeneroi 64 miliardë dollarë të ardhura në 2020

Shkencë & Teknologji

App Store gjeneroi 64 miliardë dollarë të ardhura në 2020

Më: 10 janar 2021 Në ora: 06:16
App Store

Sipas një analize të CNBC, dyqani i aplikacioneve të Apple App Store ka bërë 64 miliardë dollarë të ardhura në 2020-ën, 28% më shumë sesa 50 miliardë që bëri në 2019-ën.

Arsyeja e kësaj rritjeje është e paqartë, por pandemia e Covid-19 ka pasur rolin e saj për të luajtur në këtë mes. Kur Apple raporton të ardhurat, paratë që vinë nga App Store i përfshin tek të ardhurat nga shërbimet duke fshehur kështu të ardhurat reale.

Kompania merr 30% komision për çdo blerje nga App Store. Por nga Janari i këtij viti do të aplikojë komision 15% për zhvilluesit të cilët kanë më pak se 1 milionë dollarë të ardhura nga App Store.

Sipas analistëve nuk ka për të pasur ndonjë efekt tek të ardhurat sepse komisioni i ri prek vetëm 5% të të ardhurave të Apple nga App Store. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat