Lëvizja e Intel mund ta ndihmojë të arrijë performancën e procesorëve Ryzen

Shkencë & Teknologji

Lëvizja e Intel mund ta ndihmojë të arrijë performancën e procesorëve Ryzen

Më: 10 janar 2021 Në ora: 06:36
Intel

Intel është në bisedime me Taiwan Semiconductor Manufacturing njohur edhe si TSMC dhe Samsung Electronics për prodhimin e procesorëve të saj ndërsa pionieri i Luginës së Silikonit po përpiqet të përmirësojë fuqitë e veta prodhuese.

Pas disa shtyrjesh të vazhdueshme në teknologjitë e re të procesorëve, Intel ka vendosur të ndërmarrë një vendim final dy javë përpara se të bëjë publike planet thanë njerëz të afërt me çështjen për Bloomberg.

Megjithatë procesorët e parë prodhuar nga TSMC në Tajvan nuk do të mbërrijnë përpara 2023. Bisedimet vijojnë edhe me Samsung që po konkurron ashpër me TSMC.

CEO Bob Swan ka premtuar investitorëve se shumë shpejtë do të bëjë publike planet për të transferuar jashtë prodhimin e procesorëve fokusuar tek teknologjia e tyre. Gjiganti ka udhëhequr gjithnjë në teknika të avancuara prodhimi shumë të rëndësishme për performancën e procesorëve.

Por kompania ka ngelur pas në vitet e fundit përballë konkurrentëve që dizajnojnë çipet po prodhimin ja ngarkojnë TSMC. Kompania Tajvaneze mund ti japë atë që Intel i mungon, teknologjinë 5-nanometër dhe ka filluar implementimi i asaj 4-nanometër.

Ndërsa procesorët e parë 10-nanometër të Intel sa kanë filluar të shfaqen, dhe 7-nanometër jo më përpara se 2023, TSMC dhe Samsung kanë kaluar në arkitekturën 5-nanometër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat