Intel nxjerr në shitje kartën e parë grafike të dedikuar për desktopët

Shkencë & Teknologji

Intel nxjerr në shitje kartën e parë grafike të dedikuar për desktopët

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:41
Foto ilustruese

Karta e parë grafike e dedikuar e Intel së shpejti do të jetë në treg përmes sistemeve të pre-build që konsumatorët mund të blejnë. Karta grafike e zhvilluar në bashkëpunim me partnerët, përfshirë Asus është në shije zyrtarisht.

Në Tetor të vitit të kaluar lapopët e parë me kartën grafike Iris Xe Max nga Acer, Asus dhe Dell dolën në shitje. Tashmë kompania po lançon një kartë grafike të dedikuar për desktopët.

Si pjesë e ndërtimeve pre-built, karta grafike do të shkojë për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe përdoruesit e zakonshëm. Bazohet në kartën grafike të integruar Tiger Lake me pothuajse të gjitha specifikat. Por versioni desktop ka specifika disi më të ulëta sesaajo e laptopëve.

Ka tre dalje ekrani, mbështetje për HDR, 80 njësi ekzekutimi dhe 4GB RAM LPDDR4X. Në 2020-ën Intel bëri me dije se është duke punuar edhe në një kartë grafike për lojtarët quajtur Xe-HPG që do të ketë teknologjinë ray-tracing dhe memorie GDDR6. Kjo e fundit pritet të debutojë gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat